20 shkurt 2010

Queiroz pret shumë nga Ronaldo

Selektori i kombëtares portugeze Carlos Queiroz ka deklaruar se i gjithë kombi portugez pret nga super ylli Cristiano Ronaldo në kampionatin e ardhshëm botëror.
Përkundër asaj se Queiroz mendon që Ronaldo i jep klas ekipit, ai tha se edhe pjesa tjeter e ekipit gjatë kualifikimit tregoi se mund të luaj shumë mirë edhe pa Ronaldon.
“ Ne presim shumë nga Cristiano Ronaldo. Me atë që kemi bërë, nëse ne do të kemi contribute, dhe shtojmë vlerat e një lojtari që njihet si më i miri në botë sot, atëherë natyrisht se do të përfitojmë.”
“ Lojtarët tjerë u përgjigjën mjaft mirë gjatë mungesës së tij në kualifikime. Yjet fitojnë ndeshjet por është edhe shpirt kolektiv, sepse ekipi fiton titujt.”
Portugalia është në grupin e vdekjes në kampionatin botëror ku do të duhet të ketë punë me Bregun e Fildishtë tejet të papërshtatshëm, Korenë e Veriut të gatshëm për befasi, dhe Brazilin shumë të fortë. Portugalia mund të takohet me rivalin kryesor Spanjën në 1/16 të kampionatit botëror.