20 shkurt 2010

Lippi: Do të fitoja milliona nëse do të vija bast për çështjen Cassano

Selektori i Italisë Marcello Lippi i është përgjigjur fjalëve të Antonio Cassanos që tha se Lippi duhet të marr barëra, kurse Lippi nga ana tjetër nuk ishte në disponim për të ja nisur një lufte të fjalëve.
Të martën Cassano tha se Lippi duhet të marr barëra dhe se ai ka filluar të frikësohet nga gjendja e Lippit.
“ Nuk kam nevojë për barëra, fatmirsisht të asnjë lloji, dhe nuk dua të bëj më shumë komente.”
“ Unë e dija se kjo do të ndodhte për çështjen Cassano. Unë do të fitoja miliona nëse do të vija bast se do të shkaktoheshin gjithë këto polemika.” Përfundoi Lippi.