20 shkurt 2010

Perez: Ëndrrat do të realizohen

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka deklaruar se tifozët e klubit madrilen nuk kanë se për çfarë të brengosen, duke insistuar se ëndrrat e klubit nga kryeqyteti do të realizohen.
“ Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse ëndrrat tona do të bëhen realitet.”
“ Modeli ynë ekonomik, social dhe sportiv është unik dhe në nivelet më të larta të fair play. Nuk ka nevojë të flasim për këtë.”
“ Fuqia e klubit është për shkak të stabilitetit institucional. Real Madridi do të jetë gjithmonë klubi më i mirë, më ambiciozi dhe më moderni në botë.” Përfundoi Perez.