05 shkurt 2010

Kombëtarja shqiptare në ‘ethe’

Kombëtarja e Shqipërisë me 7 shkurt do të mësojnë se më kënd do të jetë në grup në kualifikimet për Kampionatin Evropian në futboll, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë në vitin 2012. Shorti do të hidhet në kryeqytetin polak, Varshavë. Shqipëria ndodhet në vazon e 5-të. Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku Malin e Zi, Estoninë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Islandën, Armeninë, Kazakistanin dhe Lihteshtajnin. Shqipëria ka koeficientin 18,319 pikë dhe renditet si ekipi i 40-të më i fortë nga 53 ekipe përfaqësuese që janë të aderuara në UEFA. Shqipëria vjen menjëherë pas Malit të Zi (e 39-a, koeficienti 18,751) dhe lë pas Estoninë (e 41-a, 17,792).