04 shkurt 2010

Merkato, “misteret” dhe marrëveshjet e munguara

Të gjitha operacionet që kanë dështuar në momentet e fundit nga Ledezma e deri Kasano
Ledezma, Simplisio, Pavone. Ja misteret e ditës së fundit të merkatos në Serinë A. Ta fillojmë nga Ledezma. Objektivi i parë për të përforcuar mesfushën e Interit. Me klubin zikaltër qe deri të dielën në darkë. Pasi ka rikthyer tek Valencia Manuel Fernandezin, ka qenë akoma i gatshëm t’i ofrojë Lotitos 8,5 milion euro plus bashkëpronësinë e një lojtari të ri. Një ofertë kjo që në mëngjesin e të hënës është refuzuar, sepse numri një i Lacios ka kërkuar më shumë për Ledezmën: 10 milion euro.
Një kërkesë kjo që ka bërë t’i humbasë durimi Masimo Moratit dhe Interit, që janë kthyer nga Mariga i Parmës. Lotito, pasi është informuar për ndryshimin e strategjisë së zikaltërve, i ka riofruar Ledezmën Xhenoas. Marrëveshje e arritur midis dy klubeve. Por operacioni ka dështuar nga “jo”-ja e argjentinasit. Ose Interin ose asgjë. Në mesditë Lotito ka tentuar të kontaktojë Moratin për të rihapur negociatat, por Interi tashmë kishte marrë Marigën, por jo vetëm. Zikaltrit kanë negociuar edhe për Simplision, alternativa tjetër për Ledezmën.
Braziliani në mesditën e së hënës është marrë në telefon nga menaxheri i tij Gilmar Rinaldi. Urdhri ka qenë që të shkonte menjëherë në Milano për të nënshkruar marrëveshjen me Interin. Simplisio ka marrë miratimin e Palermos që, duke lënë të lirë mesfushorin, që në qershor do të largohej me kosto zero, do të provonte pas disa orësh të merrte Berhamin nga Uest Hemi. Gilmar Rinaldi dhe Simpliso janë takuar me drejtuesit zikaltër. Operacioni dukej se do të mbyllej me sukses.
Ndërsa ka qenë Palermo që ka bërë të dështojë gjithçka duke refuzuar ofertën e Intertit për një shkëmbim borxhesh midis Simplisios dhe Krin. Arsyeja që ka penguar kalimin e Pavones tek katania ka qenë Everton, lojtari brazilian i Real Saragozës. Betisi i Seviljes dhe Reali i Saragozës kishin arritur një marrëveshje: dokumentacioni ka qenë gati në saitet zyrtare të dy klubeve, që kanë lajmëruar kalimin e Evertonit tek Betisi. Më pas, 5 minuta para fundit të merkatos ka ardhur refuzimi i lojtarit, i cili ka vedosur të qëndrojë tek Saragoza. Dhe Betis ka bllokuar Pavonen. Ajo që ka bllokuar Matrin ka qenë kërkesa e Kaljarit: 10 milion euro.