04 shkurt 2010

Prandeli, kandidat për kombëtaren “axurre”

Ka një mister mbi të ardhmen e kombëtares italiane. Marçelo Lipi ka ndryshuar strategji, duke përgënjeshtruar zërat që shikonin një të ardhme te tij te Juventusi pas “Afrikë e Jugut 2010″. Por trajneri “axurr” duket larg “Zonjës” dhe i lë hapur dyert një rinovimi me “axurrët”, pa dyshim i lidhur edhe me rezultatet që kampionët e botës në fuqi do të jenë në gjendje të marrin në Botërorin afrikanojugor. Por sipas shtypit, pas shpinës së tij është zgjatur gjithnjë e më shumë hija e Çezare Prandelit, i cili është favoriti kryesor për post-Botërorin. Nëse Prandeli merr Italinë, vendin e tij te Fiorentina duhet ta marrë Alegri i Kaljarit.