04 shkurt 2010

Braziliani Nilmar, pasardhësi i Huntelarit

Duket se është Nilmar objektivi i Milanit për sezonin që vjen: sipas radios prestrigjioze spanjolle “Cadena Ser”, sulmuesi i Vilarealit është individualizuar nga trajneri kuqezi, Leonardo, si pasardhësi i Klas-Jan Huntelarit. Autor i 6 golave në 16 ndeshje, Nilmar qenka i interesuar për ofertën e Milanit, duke parë edhe sezonin zhgënjyes të Vilarealit, i cili ka pak mundësi që të luajë sezonin që vjen në Ligën e Kampioneve. Te Milani, Nilmar, i cili është 25 vjeç, do të shtonte “koloninë” braziliane, aktualisht e përbërë nga Ronaldinjo, Dida, Pato, Tiago Silva dhe së fundmi Mansini që erdhi nga Interi, pa harruar as trajnerin Leonardo.