Klubet e Premier Ligës mësohet të kenë akumuluar rreth 56% të borxhit të përgjithshëm të klubeve europiane, sipas një raporti të UEFA-s.
UEFA do të publikoj së shpejti një raport të detajizuar rreth gjendjes së klubeve europiane, duke analizuar financat gjatë viteve 2007-2008.
Borxhi total i klubeve nga Premier Liga llogaritet të jetë 3.5 miliardë funta, katër herë më shumë se La Liga, gjatë periudhës së caktuar kohore.
Sidoqoftë, larg nuk është as Gjermania. Anglia ka një mesatare prej 107 milion funta për klub, kurse klubet gjermane vijnë në pozitën e dytë me 69.2 milion funta për klub.
E gjithë kjo bëhet me qëllim që të shmanget falimentimi i klubeve, dhe që ato të bëhen më stabile financiarisht.