18 shkurt 2010

Pienaar mbetet në Everton

Reprezentuesi i Afrikës së Jugut, Steven Pienaar ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga Everton në fund të këtij sezoni. Kontrata e 27 vjeçarit në Goodison Park skadon në fund të sezonit të ardhshëm, duke zgjuar spekulime se mund të braktisë klubin gjatë verës.
Por, ai tha për Liverpool Echo: “Këtu është shtëpia ime. Tifozët gjithmonë kanë qenë të mirë ndaj meje, ndërsa unë gjithmonë jap 100 për qind nga vetja. Pa dyshim se synoj të mbetem këtu për një kohë të gjatë”.