18 shkurt 2010

Atletico Madrid, pas Carvalhos

Atletico Madrid është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Chelseas, Ricardo Carvalho gjatë afatit kalimtar të verës.
E përditshmja angleze The Daily Express ka bërë të ditur të enjten se Carvalho mund të shitet në fund të këtij sezoni si pjesë e disa ndryshimeve që priten të bëhen në gjigantin londinez.
Transferimi në Atletico është mundësi për veteranin Carvalho. Ai në Madrid do t’u bashkohej bashkëkombësve të tij Simao dhe Tiago. Aktualisht është i huazuar nga Juventus.