18 shkurt 2010

Salihi sfidon Kurtishin

Në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Austrisë në futboll do të takohen mes vete dy futbollistët shqiptarë: Mensur Kurtishi dhe Hamdi Salihi. Skuadra e W. Neustadtit, në të cilën luan futbollisti Kurtishi ka sprovë të vështirë ndaj Rapidit të Salihit. Ndeshja zhvillohet të premten në mbrëmje, me fillim në orën 19.30. Skuadra e Rapidit radhitet e dyta në tabelë me 41 pikë, kurse W. Neustadti i shtati me 24 pikë. Rapidi është i favorizuar dhe pret fitore që ta ruajë hapin në luftë për titull.