17 shkurt 2010

Pellegrini: Mund të kualifikohemi

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini insistoi pas ndeshjes me Lyonin se deficiti prej një goli nuk është asgjë nëse merret parasysh terreni i Bernabeos, pas dy javësh.
“ Nuk ishte rezultat i mirë, sepse ne humbën dhe nuk shënuam, por kam besim se do të kualifikohemi. Nuk mendoj se Real Madridi është duke e menduar eliminimin pas pesë vitesh mos tejkalim të kësaj faze. “
“ Ne nuk jemi mirë me moral, por nuk humbim shpresat.”
“ Lyoni luajti një ndeshje mjaft fizike. Ata vrapuan shumë, ata morrën kontrollin dhe koinciduan në një ditë kur ne nuk ishim të mirë në lëvizjen e topit. Na mungoi lëvizshmëria dhe kreativiteti. Na mungoi diçka.” Deklaroi Pellegrini.