17 shkurt 2010

Valdano: Paraqitje dhe përshtypje e keqe

Drejtori i Real Madridit Jorge Valdano është shprehur pas takimit me Lyonin se rezultati i arritur është jo i drejtë.
Valdano ishte i hidhëruar për ‘’ rezultatin e keq ‘’ dhe më shumë për atë që ‘’ ne patëm ngritje dhe rënie dhe nuk ishim vetvetja. Na nevojitej koncentrim maksimal.”
“ Paraqitje e keqe, përshtypje e keqe nga ekipi. Ne patëm vështirësi për të manovruar në mesfushë.” Tha Valdano.