05 shkurt 2010

Pedro: I gatshëm të jem startues

Pedro Rodriguez është i gatshëm që të jetë startues te klubi i Barcelonës.
Sulmuesi i Barcelonës insistone se ai është i gatshëm të jetë në ekipin e parë të Pep Guardiolës.
22 vjeçari ka thënë se ai është duke punuar shumë në trajnime.
“Unë trajnohem çdo ditë që të jem startues, “ tha Pedro për Daily Sport.
22 vjeçari ka arritur kulmin e famës së tij në 12 muajt e fundit. Gjithashtu ai menjëherë ka hyrë në histori duke shënuar gola në gjashtë turne për një sezon.