05 shkurt 2010

Nistelrooy: United favoriti im për titull

Legjenda e Manchester United Ruud Van Nistelrooy ka vënë firmën mbi favoritin për titull në Angli, që është bërë më e ngushtë se kurrë më parë.
Nistelrooy favorizon ish ekipin e tij United, por nuk e përjashton as Chelsean nga gara për titull.
“ Unë i shikoj ndeshjet në TV dhe është e qartë se Chelsea dhe Manchester United do të luftojnë për titullin këtë sezonë.”
“ Të dy këto ekipe janë të mbushura me djem me mentalitet fitues, por më pëlqen ish ekipi im, dhe për këtë do ta fitoj dhe titullin.”
“ United është më i fortë sa shkon dhe kalojnë ditët këtë sezonë, me një Rooney gjenial.” Deklaroi Nistelrooy.