03 shkurt 2010

8 Top Transferët e Dimrit

Afati kalimtar dimëror tashmë ka përfunduar dhe ne do të prezantojme mëposhtë Top 10 transferët më të qëlluar.

Disa nga këta transferë tashmë janë në pronësi të klubeve të tyre, kurse disa janë të huazuar.

1.Ruud van Nistelrooy

Nga: Real Madrid
Te: Hamburg SV
Çmimi: Transfer i lirë

Ruud van Nistelrooy është transferuar tek ekipi Hamburg për shkak të mosparaqitjeve në formacion të parë te Reali.

2.Robinho

Nga: Manchester City
Te: Santos ( Huazim )
Çmimi: Transfer i lirë

Robinho është kthyer në vendlindjen e tij, Brazil për ti kontribuar ekipit Santos. Ai tashmë edhe është prezantuar zyrtarisht para 15.000 tifozëve të pranishëm.

3. Adam Johnson

Nga: Middlesbrough
Te: Manchester City
Çmimi: 8 mil. €

Johnson ishte në planet e menaxherëve dhe ata e donin në skuadër dhe duket se ky qëllim u përmbush nga ata.

4. Landon Donovan

Nga: LA Galaxy
Te: Everton ( Huazim)
Çmimi: I papërcaktuar

Pas huazimit të Beckham tek Milan edhe Donovan është huazuar në Evropë,tek ekipi Tottenham Hotspur.Besohet se ai do të jetë ndihmesë e madhe por e keqja është se ai do të jetë në Premier Ligë deri në Mars.

5.Robbie Keane

Nga: Tottenham Hotspur
Te: Celtic ( Huazim)
Çmimi: Transfer i lirë

Uellsiani, Robbie Keane është transferuar tek Celtic dhe besohet se ai mund të jetë në formë më të mire se në Tottenham.

6. Oleksandr Aliyev

Nga: Dynamo Kiev
Te: Lokomotiv Moscow
Çmimi: I papërcaktuar

Reprezentuesi ukrainas nuk ka qenë në formën e tij më të mire tek Dynamo Kiev dhe mund ta përjetojë një eksperiencë tek Lokomotiv Moscow.

7.Mario Bolatti

Nga: Porto / Huracan
Te: Fiorentina
Çmimi: 3.5 €

Bolatti është transferuar tek Fiorentina për ta plotësuar zbrazëtirën që ka lënë Felipe Melo.

8.Keisuke Honda

Nga: VVV-Venlo
Te:CSKA Moscow
Çmimi: 9 mil. €

Japonezi është transferuar nga ekipi holandez tek CSKA Moscow dhe Honda është bërë transferi i CSKA Moscow.

Çka mendoni për këto 10 transferë? A mendoni se janë të qëlluara?
Shprehuni në hapësirën për komente.