22 shkurt 2010

Parashikim: Stuttgart – Barcelona

Koha: E martë, 23 Shkurt, ora 20:45
Vendi: Mercedes-Benz Arena, Stuttgart

Stuttgart pati një filim katastrofik të sezonit, por me ndërimin e trajnerit ata iu rrikthyen fitoreve, sa do të tregohet Stuttgart i fortë kundër klubit më të mirë europian mbetet të shihet nesër.

Stuttgart pret nesër ne Mercedes Benz Arena klubin më të mirë europian njëkohësisht dhe kampionin e fundit të Ligës së Kampionëve Barcelonën.

Barcelona është favorit absolute për këtë ndeshje, e them këtë sepse dihet se bombarduesi Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për këtë ndeshje.

Barcelona e këtij viti nuk është e njëjtë si e vitit të kaluar, por nuk është as shumë larg asaj. Tani të gjithë skuadrat e kanë mësuar lojën e Blaugranëve dhe që në fillim ata mbrohen me 11 lojtarë vetëm e vetëm të mos pranojnë gol.

Nëse Barcelona shënon e para në këtë ndeshje atëherë vaj halli për Stuttgartin.

Stuttgart

Mbrojtësi Boka është lënduar, dhë do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj. Sami Khedira pushoi ndeshjen e kalur vetëm që të jetë i gatshëm kundër Barcelonës.

11 lojtarët startues të mundshëm: Lehmann; Celozzi, Tasci, Delpierre, Molinaro; Gebhart, Kuzmanovic, Trasch, Hleb; Cacau, Pogrebnyak.

Forma në pesë ndeshjet e fundit

5-1 (Mysafir) Koeln (Bundesliga, 20 Shkurt)

3-1 (Vendas) Hamburg (Bundesliga, 13 Shkurt)

2-1 (Mysafir) Nuremburg (Bundesliga, 6 Shkurt)

4-1 (Vendas) Borussia Dortmund (Bundesliga, 31 Janar)

1-0 (Mysafir) Freiburg (Bundesliga, 22 Janar)

Barcelona

Dyshja Xavi dhe Daniel Alves do të jetë në dispozicionin e Guardioles por është zgjedhja e vet trajnerit që të fillojnë ata ndeshjen nga fillimi apo të futen si zëvendësues.

Dimitro Chygrynskiy do të munojë në këtë ndeshje.

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për këtë ndeshje. Eric Abidal dhe Seydou Keita nuk janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

11 lojtarët startues të mundshëm: Valdes; Dani Alves, Puyol, Pique, Maxwell; Xavi, Toure, Iniesta; Messi, Ibrahimovic, Henry.

Forma në pesë ndeshjet e fundit

4-0 (Vendas) Racing Santander (La Liga, 20 Shkurt)

2-1 (Mysafir) Atletico Madrid (La Liga, 14 Shkurt)

2-1 (Vendas) Getafe (La Liga, 6 Shkurt)

1-0 (Mysafir) Sporting de Gijon (La Liga, 30 Janar)

3-0 (Mysafir) Valladolid (La Liga, 23 Janar)