22 shkurt 2010

Galliani i kënaqur me Leonardon

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Leonardo e ka besimin e bosit të tij, Silvio Berlusconi.
Humbja e javës së kaluar nga Manchester United në kuadër të Ligës së Kampionëve, solli kritikat e hapura të Berlusconit ndaj Leonardos, që e bëri atë publikisht të pranojë se është i gatshëm të japë dorëheqje.
“Ka pasur një keqkuptim. Fjalët e presidentit janë keqinterpretuar. Ai është përgjigjur në pyetjet nga një reporter politik. Ka pasur diskutim me trajnerin tonë dhe tash gjithçka është zgjidhur”, ka thënë Galliani.