16 shkurt 2010

Parashikim: Lyon – Real Madrid

Real Madridi takohet nesër me Lyonin në Stade de Gerland, dhe parashikimi ynë vjen në kohën kur Reali po lufton për kualifikim në fazën tjetër…

Koha: E Martë, 16 Shkurt 2010, ora 20:45

Vendi: Stade de Gerland Lyon

1 garë, 1 titull, 1 shpresë

Lyoni nuk ka se çfarë të humb, duhet të spastroj nga rruga Real Madridin. Por aq lehtë thuhet, por vështirë se do të realizohet.

Lyoni po kalon nëpër formë të tmerrshme. Përpos se është eliminuar nga dy garat në rang vendor, Lyoni është tetë pikë larg Bordeaux në Ligue 1 të Francës. Liga e Kampionëve është gara e vetme e mbetur për francezët e Lyon.

Historia flet për Lyonin. Në dy takimet e mëparshme në Stade de Gerland Lyon triumfoi ndaj Madrilenëve.

Por, fajtor i formës së dobët sipas tifozëve është trajneri Claude Puel që po luan futboll defanziv, në një ekip me potencial ofanziv pas gjithë atyre investimeve gjatë verës.

Sulmuesi në top formë Jeremy Toulalan do të jetë rreziku i vetëm për madrilenët. Mbrojtja e Lyonit është katastrofale, dhe mesfusha duhet të ndal Ronaldon dhe Kakan nga masakrimi.

Lyon

Lyon 1-0 Lens
Toulouse 0-0 Lyon
Lyon 2-1 PSG
Lorient 1-0 Lyon
Monaco 2-1 Lyon

Claude Puel nuk do të mund të llogaris në Anthony Revelliere. Francois Clerc, Mathieu Bodmer dhe Cleber Anderson janë jashtë aksionit për shkak të lëndimeve, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është startues.

Lisandro Lopez do të luaj nga fillimi.

Formacioni i mundshëm: Lloris; Reveillere, Cris, Boumsong, Cissokho; Toulalan, Kallstrom; Govou, Pjanic, Delgado; Lisandro

Do ta thejmë Tabun !

E pabesueshme por e vërtetë. Real Madridi që pesë vite me radhë nuk di për kualifikim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Është vërtetë një statistike e mjerë.

Kjo do të ndryshohet pasi që Perez ka bërë investime të mëdha. Përkundër investimeve Reali nuk e ka lojën më të mirë, apo lojën më të dëshiruar. Sidoqoftë, është njëri prej kandidatëve serioz për finale të Ligës së Kampionëve.

Reali është dy pikë larg Barcelonës në La Liga.

Reali ka traditën, ka lojtarët, dhe është favorit absolute për sfidën.

Real Madrid

Xerez 0-3 Real Madrid
Real Madrid 3-0 Espanyol
Deportivo La Coruna 1-3 Real Madrid
Real Madrid 2-0 Malaga
Athletic Bilbao 1-0 Real Madrid

Benzema është në dyshim për rikthimin në vendlindje.

Manuel Pellegrini ka listë prej 19 lojtarësh pasi që do ti mungonë Jerzy Dudek, Metzelder, Guti, Van der Vaart dhe Pepe.

Formacioni i mundshem: Casillas; Ramos, Albiol, Garay, Arbeloa; Granero, L. Diarra, X. Alonso; Kaka, Ronaldo; Higuain

Epilogu

Forma katastrofale e Lyonit, dhe shkatërrimet e fundit të Realit, e bëjnë Realin favorit absolut të këtij takimi. Real Madrid ka treguar se mund të thej tabu, duke mposhtur një La Coruna në Riazor, terren në të cili Reali nuk kishte fituar që 19 vjet.