16 shkurt 2010

Parashikim: Milan – Manchester United

Gjithçka është gati. Njëri prej dueleve më inkandeshent të vitit është pranë zhvillimit, dhe ne, sjellim në mënyrë ekskluzive konkluzat tona për këtë supersfidë.

Koha: E Martë, 16 Shkurt 2010, ora 20:45

Stadiumi: San Siro, Milano

O sot o kurrë… !

Milani është duke kaluar formë të dobët. Humbja nga Interi ka lënë njolla në klubin kuq e zi që ishte pa fitore katër ndeshje, por të premtën është kthyer normaliteti.

Normaliteti është kthyer dhe me rikthimin e dy Aleksandrinjve, Nestës dhe Patos, që këtë sezonë janë treguar mëse krucial në ndeshjet e rosonerëve.

Ndeshja e nesërme për Milanin nuk do të jetë ndeshja më e lehtë. Ashtu siç tha Leonardo “ Ky është testi më i rëndësishëm i sezonit.” ashtu dhe do të jetë.

Takimi me Udinesen ka nxjerrë në pah shumë aspektë të asaj që quhet Ronaldinho. Ky njeri tregoi abnormalitetin me ato tri asistime të cilat salduan gjuhën e shumë kritikëve, madje dhe timen.

Milani mund ta fitoj këtë sfidë në San Siro, e atë dhe do ta bëj. Gjithë çfarë u duhet rosonerëve është të lëshojnë himnin e Ligës së Kampionëve dhe të shikojnë nën këtë melodi ndeshjen me Real Madridin.

Milanin do ta drejtoj deri tek fitorja njeriu që e përmenda më lart, professor.doktor. De Assis Ronaldinho. Ndoshta nuk është futbollisti më i mirë në botë, por ende shihet dëshira e flaktë e tij për të lënë gjurmë tek kundërshtarët e tij, për të treguar se kush është. Vlera e Ronaldinhos do të tregohet nesër, por…nuk duhet të jemi dhe aq të sigurtë, pasi që duhet të kujtojmë Maiconin e Interit dhe ndeshjen e 24 Janarit…

Milan:

12 Shkurt: Milan – Udineze 3-2 ( Fitore )
7 Shkurt: Bologna – Milan 0-0 ( Barazim )
31 Janar Milan – Livorno 1-1 ( Barazim )
27 Janar Milan – Udineze 0-1 ( Humbje , kupa e italis )
25 Janar Inter – Milan 2-0 ( Humbje )

Boriello mungon sepse është i lënduar kurse Pato është rikthyer.
David Beckham është në dyshim për të hyrë në lojë pasi që në analizat tjera kam cekur se nën taktikën aktuale të Leonardos ai do të mund të dështonte me Pirlon. Pos kësaj, Leonardo ka ma shumë besim te Gatusso që është në gjendje edhe të vdes para një makinerie në mesfushë që ka United.

Thiago Silva 99.99% do ta luaj.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Dida, Abate, Nesta, Thiago Silva, Favalli; Gattuso, Ambrosini, Pirlo; Pato, Huntelaar, Ronaldinho

United Ronaldon e largon, por zakonin se harron !

Pas largimit të Ronaldos nga Manchester United shumë njerëz nga kjo bota e madhe e futobllit kanë menduar se Ferguson sdo të kishte se me kë ta zëvëndësonte.

Është pikërisht Ferguson që meriton çdo kompliment. Ka arritur të rifunksionalizoj një ekip që në fillim vuajti për gola, por që sot ka golashënuesin më të mirë.

United, sigurisht se nuk është ai ekip si në epokën Ronaldo, por ende e ka atë fuqi në Ligën e Kampionëve siç e ka patur dhe më herët. Këtu shtohet fakti se United ka marrur pjesë në dy finalet e fundit të kësaj gare.

Në Premier Ligë mos të flasim. Në fillim pati rënie skuadra e kuqe, por më vonë është stabilizuar dhe sot nuk njeh kundërshtar.

Shtylla e suksesit është trashëgimtari i Ronaldos, Rooney. Rooney ka 26 gola në të gjitha garat, 5 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Manchester United:

10 Shkurt Aston Villa – Man Utd 1-1 ( Barazim )
6 shkurt Man Utd – Portsmouth 5-0 ( Fitore )
31 Janar Arsenal – Man Utd 1-3 ( Fitore )
27 Janar Man Utd – Man City 3-2 ( Fitore )
23 Janar Man Utd – Hull City 4-0 ( Fitore )

Për në Milano nuk kanë udhëtuar Vidic, Giggs dhe Anderson. Vidic spekulohet të ketë patur acarrime me Fergusonin, kurse Giggs është i lënduar në krah. Anderon poashtu pati acarrime me Fergusonin.

Ferdinand dhe Nani janë të gatshëm pasi që suspendimet e tyre janë në rang vendor.

Formacioni i mundshëm (4-5-1): Van der Sar, Rafael, Broën, Ferdinand, Evra; Fletcher, Scholes, Nani, Carrick, Valencia; Rooney

Epilogu i takimit:

Kjo sfidë është e paparashikueshme. Sidoqoftë, unë me kolegun tim kam marrur guxim që të japim një prognozë tonën sado që të mos jetë diçka definitive.

Takimi do të jetë i ngurtë por me raste shënimi. Milani do të sulmoj që nga fillimi, por as kësaj nuk i dihet. Mund të ndodh që Leonardo të mashtrohet nga Ferguson siç u mashtrua nga Mourinho. Ky i fundit vendosi tetë mbrojtës dhe Milani u paralizua.

Ndihmesë nesër do të jenë Thiago Silva dhe Nesta. Nëse këta luajnë mirë atëherë Milani do të mposht Unitedin. Ronaldinho poashtu duhet të jetë në disponim së bashku me Pirlon.

United do të luaj me kundërsulme, por do të tentoj të bëj presing në mesfushë. Ferguson do të përpiqet të detyroj lojtarët e tij që të bëjnë presionin në mesfushë dhe të diktojnë tempon. Nëse kjo ndodh, United do ta fitoj këtë sfidë.

Ekzistojnë disa variante, por duke parë traditën e Milanit, formën e Ronaldinhos dhe tempullin gjigandë, pranë 85 mijë shikuesve, skalën e Milanos San Siro, mendimi ynë definitiv është se Milani do ta fitoj sfidën e parë në San Siro. Kjo nuk do të thotë se do të kualifikohet…