19 shkurt 2010

Objektivi i Salihit: Shqipëria, një shkallë më lart

Shortin e Varshavës e kanë ndjekur me shumë interes edhe futbollistët e kombëtares kuqezi. Në fund të fundit, prej këmbëve të tyre varen fatet e Shqipërisë. Për Hamdi Salihin të gjitha grupet janë të balancuara. “Me sa pashë, kishte baraspeshë. Nuk mund të them se jemi me apo pa fat. Pak a shumë e dinim që do të kishim skuadra të forta. Gjithsesi, besoj se kemi skuadra të cilave mund t’u marrim pikë,” - është shprehur Salihi pas hedhjes së shortit. Nuk është e vështirë për të kuptuar që Shqipëria do të luajë me tre kundërshtarë të njëjtë si në eliminatoret e Euro 2008-s. “Rumania, Bjellorusia dhe Luksemburgu janë të njëjtët kundërshtarë që kemi pasur 4 vjet më parë. Me dy të parat nuk kemi marrë rezultatet e duhura, kështu që duhet të shpresojmë të mos përsëritim humbjet. Kur i shikon si emra, të imponojnë respekt, por jo frikë. Do të kisha dashur Gjermaninë ose Italinë kokë grupi, por fati na rezervoi Francën. Me qejf e kisha ndërruar vendin me Austrinë, që do të ndeshet me Gjermaninë. Besoj që vetë shqiptarët do të kishin dashur GjermaninëObjektivi personal është të shpërthej dhe të shënoj më shumë gola. Sa i përket objektivit të Shqipërisë, shpresoj të bëjmë një hap më shumë se në eliminatoret e botërorit. Ndeshjen e parë, pavarësisht kundërshtarit, do të doja ta luanim në Tiranë,” - përfundon Hamdi Salihi.