19 shkurt 2010

Lorik Cana: Kënaqësi të luaj kundër Francës

Një nga njerëzit më të gëzuar për shortin e Euro 2012 ka qenë Lorik Cana, mesfushori i kombëtares që luan me Sandërlendin. Ai ka luajtur për shumë vjet me Paris Sent Zhermen dhe Marsejën dhe gjithnjë ka dëshiruar që të përballej me Francën në një fazë eliminatore. “Më në fund do të kem mundësinë të ndeshem kundër Francës, - ka thënë Cana për mediat franceze. – Ka qenë një dëshirë e hershme e imja, si ish-futbollist i PSG, si ish-kapiten i Marsejës dhe tashmë si kapiten i Shqipërisë”, deklaroi futbollisti kuqezi. “Kur nuk luan Shqipëria, unë jam tifozë me “Les Blues”. Kam ende shumë miq dhe disa futbollistë i njoh mirë, kështu që do të jetë një kënaqësi e madhe për mua, - shton më tej Loriku. – Përpos kësaj, e di shumë mirë se Franca është një skuadër e nivelit të lartë dhe ka një grup të shkëlqyer futbollistësh”, deklaroi mesfushori kuqezi.