19 shkurt 2010

Lala: Rumania dhe Bjellorusia, gabimet e Euro 2008-s

Për një kapiten si Altin Lala nuk mund të thuhet se shorti i Euro 2012-s është i keq. Përkundrazi, duke e krahasuar me atë të eliminatoreve Afrikë 2010, është i pranueshëm. “Mendoj që është një grup i pranueshëm, duke pasur parasysh kundërshtarët që patëm gjatë eliminatoreve të botërorit. Ishte shumë e vështirë të merrje pikë me Suedinë, Portugalinë apo Danimarkën. Në fakt, mund të bëjmë një krahasim me grupin e kaluar, sepse kemi sërish tri skuadra pretendente: Francën, Rumaninë dhe Bosnjën,” - deklaron Lala pak minuta pas hedhjes së shortit. Nëse Luksemburgu konsiderohet kundërshtar krejtësisht i kalueshëm, Rumania dhe Bjellorusia kanë në përbërje po ata lojtarët që na sfiduan më shumë se dy vjet më parë. “Luksemburgu është skuadra më e dobët e grupit, kështu që nuk duhet të flasim për ndryshimet që ka bërë kjo skuadër. Sa për Bjellorusinë dhe Rumaninë, me të cilat jemi ndeshur edhe para disa viteve, besoj që kanë të njëjtët lojtarë. Megjithatë, shpesoj që ne të kemi mësuar nga gabimet tona dhe të bëjmë një figurë shumë më të mirë me Rumaninë dhe Bjellorusinë, me të cilat kemi zhvilluar dy ndeshjet më të dobëta në grup,” - përfundon Lala, i cili i është rikthyer stërvitjes me Hanoverin.