09 shkurt 2010

Nuk kanë fund problemet te Tirana, ikën Nevil Dede

Pas problemeve të dhunës në derbin me Dinamon dhe akuzat e njëpasnjëshme të drejtuesve në drejtim të gjyqtarëve dhe federatës, sot Nevil Dede u ka dhënë lamtumirën bardhebluve.Dede, një nga figurat kryesore të 24-herë kampionëve, ka marrë vendimin për t’u larguar pasi drejtuesit i premtuan se pas pezullimit për një vit të trajnerit Alban Tafaj, do t’ia besonin atij skuadrën për pjesën tjetër të sezonit. Por sipas tij, drejtuesit e klubit nuk kanë reaguar.
“Kam dhjetë ditë që kam biseduar me drejtuesit, nuk mund të vazhdohet më kështu. Nuk mund të vazhdoj të bashkëpunoj me trajnerin e tanishëm, i cili nuk mund ta drejtojë ekipin. Është shumë e vështirë për mua të largohem nga Tirana, por ka ardhur koha që dikush të reagojë”, theksoi Nevil Dede.