09 shkurt 2010

Fabregas refuzon rinovimin, Arsenali hedh sytë nga Çamakh

Kapiteni e ka ndarë mendjen. Fabregasi i ka thënë “jo” ofertës së Arsenalit për të qëndruar në “Emirates” dhe hap rrugën drejt Barcelonës.Duket se mesfushorit spanjoll i është sosur durimi nga mungesa e titujve me fanellën e “Topçinjve” dhe tashmë është gati të ndërrojë mjedis. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive “Sport”, Çesk Fabregas ka refuzuar superofertën e klubit londinez, duke hedhur një hap drejt “Kamp Nou”-t.
Ndërkohë që drejtuesit anglezë nuk kanë humbur kohë dhe kanë filluar kontaktet me drejtuesit e Bordosë për të sjellë në “Emirates” Marun Çamakh. Tabloidi “Daily Mirror” shkruan se sulmuesi maroken, të cilit në fund të sezonit i përfundon kontrata me kampionët e Francës, parapëlqen Arsenalin në vend të Liverpulit.