20 shkurt 2010

“Një ditë dua kombëtaren e Spanjës”

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se dëshiron që një ditë të ulet në krye të stolit të kombëtares spanjolle.Trajneri spanjoll është ambasador zyrtar për mbështetjen e kandidaturës së Katarit (Emiratet e Bashkuara Arabe) për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2022. Ai pohoi se në periudhën që do të zhvillohet ky turne, mund të jetë në drejtim të kombëtares spanjolle.
“Kush e di ku do të jem në vitin 2022. Ende nuk kam pranuar asnjë propozim, megjithatë shpresoj në të ardhmen. Shpresoj që një ditë, pasi të jem lodhur nga drejtimi i përditshëm në klub, të ulem në krye të stolit të ekipit kombëtar”, theksoi Guardiola.