20 shkurt 2010

Bunjaku me Nurnbergun në konak presin Bayernin

Skuadrën e Nurnbergun me shqiptarin Albert Bunjakun i pret sfidë tepër e vështirë në përballje me Bayernin nga Munich-u, në ndeshjen e javës së 23-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Nurnberg lufton për mbetje në ligë, ndërsa Bayern është në kërkim të titulli të kampionit. Karakteristikë është se skuadra e Bayernit nga viti 2005 nuk ka shënuar fitore në Nyrnberg, por njohësit e këtij sporti e favorizojnë në këtë ndeshje. Sulmuesi i Nyrnbergut, Bunjaku, që ka shënuar deri më tash 11 gola beson se do të arrijnë të nxjerrin rezultat të favorshëm në ballafaqim me bavarezët. Bayerni është në vendin e dytë në tabelë me 48 pikë, ndërsa Nyrnbergu zë vendin e parafundit (17-tin) me vetëm 16 pikë. Kryendeshja e javës së 23-të të elitës gjermane do të zhvillohet në fushën e Bremenit, ku Werderi të dielën sfidon liderin e tabelës, Leverkusenin. Futbollistët e Wederit gjithmonë kanë pasur telashe në fushë të veten për ta mposhtur Leverkusenin, por edhe kjo e fundit nuk ka ndonjë statistikë të favorshëm në Bremen. Leverkuseni shpreson të shkëpusë rezultat të favorshëm me synim që të ruajë edhe më tutje pozitën e liderit.

E shtunë

Nyrnberg- Bayern 15.30
Köln-Stuttgart 15:30
Dortmund – Hannover 15:30
Hamburger – Frankfurt 15:30
Mainz - Bochum 15:30

E diel

Freiburg - Hertha 15:30
Wolfsburg – Schalke 17:30
Werder – Leverkusen 17:30