10 shkurt 2010

Neville: Futbollistët e ri kanë nevojë për kohë

Gary Neville, kapiteni i Manchester United, ka dhënë një vlerësim interesant për futbollistin Nani. Neville mendon se Nani ka potencial që të jetë sikurse Cristiano Ronaldo. Futbollisti Nani megjithëse ka pasur një fillim jo (dy vjet e gjysmë) të mirë te skuadrat e “Djajve të kuq”, kohët e fundit ka dëshmuar formë të lartë. “Paraqitjet e Nanit kundër Hull Cityt, Manchester Cityt dhe Arsenalit, ishin fantastike. Ai ka mundësi të pabesueshme dhe kur luan siç luajti kundër Arsenalit, ai është i pandalshëm. Njerëzit presin shumë nga futbollistët e ri, por ata kanë nevojë për kohë. Edhe Cristiano Ronaldo pati nevojë për t’u përshtatur në Manchester United”, tha Neville.