10 shkurt 2010

14 vjet burg për vrasjen e policit në ndeshje futbolli

Para tre vjetëve nga një huligan ishte vrarë polici në ndeshjen e Serie A të Italisë, në mes Catanias e Palermos. Polici ishte vrarë gjatë një incidentit. Huligani që kreu këtë akt, 20-vjeçari Antonio Speziale, më 2 shkurt 2007, është dënuar me 14 vjet burg. Ky ishte pjesëmarrës në trazirat që shpërthyen në ndeshje siciliane në Seria A. Ai me huliganë të tjerë, të cilët kanë deklaruar veten e tyre si adhurues të Catanias, kanë tërhequr një lavaman në banjën e stadiumit dhe e hodhi atë prej tribunës. Me këtë e ka goditur policin Filippo Raciti, i cili vdiq nga plagët e pësuara. Pasi Speziale në kohën e ngjarjes tragjike ishte vetëm 17 vjeç, atij iu shqiptua dënimi në gjykatën për të mitur në Catania. Avokati i tij ka paralajmëruar ankesë kundër aktgjykimit.