10 shkurt 2010

Cesc qëndron

Barcelona tanimë ka përpiluar kontratën për Cesc Fabregasin e Arsenalit, njofton radio stacioni spanjoll Candena SER.
Me zgjedhjet presidenciale pranë mbajtjes në Camp Nou gjigantët katalanas kanë shumëfishuar përpjekjet për rikthimin në vendlindje të Cesc Fabregasit.
Ishte vetë Fabregas ai që javë më parë tha: “ Unë e dua Barcelonën, dhe herët apo vonë do të rikthehem.”
Barcelona ka gati në valixhe hiq më pak se 40 milion funta.
Mirëpo, të gjitha planet e Barcelonës i prish magjistri francez i ekonomisë Arsene Wenger që nuk e sheh Fabregasin në Barcelonë në një të ardhme të afërt.
“ Nuk brengosem.” Tha Wenger për Sporting Life.
“ Më shumë më brengos se si të fitojmë ndonjë titull.”
“ Ai [Fabregas] përkushtohet kur luan. E ardhmja? Ne nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë në gjashtë muaj, dy vite, apo pesë vitet e ardhshme.” Përfundoi Wenger.