09 shkurt 2010

Napoletanet me masken e “Kolines”! A duhet te bejne ne me Kotheren?

Tifozeria e Napolit ne Itali, njihet si nje nga me te “cmendurat” ne bote dhe nje fakte te tille ata e kane konfirmuar qe nga koha e legjendarit Diego Armando Maradona. Ndeshja e fundit perballe Udinezes ne kampionat ka lene nje shije te hidhur tek fanset e Napolit. Ultrasit e kesaj skuadre jane teper te indinjuar me gjykimin e ndeshjes dhe dizenjatorin e gjyqtareve. Pikerisht rrolin e ketij te fundit e ben ne Seria A nje nga ish-arbitrat me te famshem te botes si Perluixhi Kolina.
Ne sitet e ndryshme sportive, grupime ultrasish me ane te udheheqesve te tyre, i bejne thirrje te gjithe fanseve qe do te jene te pranishem ne stadium, te vijne veshur me nje maske ne fytyre te dizenjatorit Kolina, si shenje proteste per arbitrimit anti-Napoli. Ne sfiden e fundit skuadra e Napolit ka humbur ne minutat e fundit 3-1, pas nje kartoni te kuq te marre nga ana e mesfushorit Maggio. Kjo eshte edhe arsyeja e revoltes se napoletaneve. Me “llumnajen” qe po kalon futbolli shqiptar mbase edhe tifozet ne shkallet e stadiumeve shqiptare mund te “vjedhin” kete ide dhe te vendosin nje maske te tille.