09 shkurt 2010

Van der Sar i lumtur për rikthimin

Edvin van der Sar ka pohuar se është i lumtur që është kthyer në skuadrën e tij. Veterani holandez, të cilit thuhet se i është ofruar kontratë e re për sezonin që vjen, ka luajtur vetëm nëntë ndeshje këtë sezon. “Ndihem shumë mirë që jam kthyer në skuadër dhe po luaj”, ka thënë Van der Sar për “United Review”. “Ka qenë një sezon me plot shkëputje për mua dhe e kam ndier mungesën e stërvitjes dhe të ndeshjeve. Por jam i lumtur se si kanë shkuar gjërat dhe që do të luaj për Junajtid sërish.”