19 shkurt 2010

“Mutu mund të ishte veshur kuqezi”

Xhiovani Bekali, menaxheri i Adrian Mutut, ka bërë të ditur se në merkaton e janarit klienti i tij ka qenë shumë afër kalimit tek Milani: “Ia kam ofruar Adrianin kuqezinjve dhe operacioni mund të mbyllej me sukses nëse Milani do të kishte lënë të lirë Huntelarin, - ka pohuar Bekali. - Më pas holandezi ka bërë disa paraqitje të mira dhe dy gola me Katanian dhe atëherë nuk është lënë i lirë, siç kishin vendosur të bënim”. Por nga rasti i humbur, Milani ka kaluar tek një rrezik i shmangur, duke parë se pikërisht pak ditë para mbylljes së merkatos, Mutu është pezulluar nga antidopingu...