19 shkurt 2010

Caktohet kalendari, Shqipëria i nis kualifikueset në Rumani

Në Luksemburg është përcaktuar kalendari i ndeshjeve të grupit tonë kualifikues për Euro 2012. Presidentët dhe trajnerët e kombetareve respektive kanë arritur një akord mes tyre, cka është pranuar nga të gjithë, që kalendari të jetë si më poshtë. Shqipëria do ta nisë në transfertë, më 4 shtator, kundër rumanisë në bukuresht, ndërsa fazën kualifikuese në grupe do ta mbyllë më 12 tetor 2011, në Tiranë, me sfidën e kthimit me rumunët. Ndeshja e dytë, pas asaj hapëse në Bukuresht, do të luhet në Tiranë nga kuqezinjtë, ndaj Luksemburgut, katër ditë më pas, më 8 tetor. Këto janë dy ndeshjet kualifikuese për vitin 2010.

Ndeshje Kualifikuese të Grupit D të Kampionatit Europian

04.09.2010 Rumani–Shqipëri
08.09.2010 Shqiperi–Luksemburg
09.10.2010 Shqiperi–Bosnje Hrercegovine
13.10.2010 Bjellorusi–Shqiperi
26.03.2011 Shqiperi–Bjellorusi
30.03.2011 Pushim
04.06.2011 Pushim
08.06.2011Bosnje Hrezegovine–Shqiperi
03.09.2010 Shqiperi–France
07.09.2011 Luksemburg–Shqiperi
08.10.2011 France–Shqiperi
12.10.2011 Shqiperi–Rumani

Statistikat e grupit tonë

Shqipëria ka luajtur dy ndeshje eliminatore kundër Francës, të cilat i ka humbur, në kuadrin e “Euro 1992”. Jemi mundur në Tiranë 1-0, më 17 nëntor 1990, dhe 5-0 në Francë, më 30 mars 1991.
Shqipëria kundër Bjellorusisë ka luajtur dy ndeshje, në kuadrin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2008, ku ka marrë 1 barazim dhe 1 humbje. Kuqezinjtë drejtoheshin nga kroati Oto Baric, me të cilin ka barazuar 2-2 në Minsk, me gola të shënuar nga Ervin Skela dhe Besnik Hasi, ndërsa është mundur 4-2 në në Tiranë, me gola të shënuar nga Erjon Bogdani dhe Edmond Kapllani.
Shqipëria kundër Bosnjës ka luajtur dy herë, ku ka marrë një fitore dhe një barazim. Të dyja ndeshjet kanë patur karakter miqësor. Në të parën, të luajtur në Tiranë, Shqipëria fitoi 2-0, me gola të realizuar nga Anesti Qendro dhe Enkelejd Dobi. Ndeshja u zhvillua më 30 nëntor 1995. Në po këtë vit, Bosnja kishte dalë nga lufta dhe ende nuk ishte pjesë e UEFA-s. Takimi i kthimit në Zenica të Bosnjës u mbyll në barazim pa gola.
Shqipëria kundër Luksemburgut ka luajtur 3 ndeshje, nga të cilat 2 i ka fituar, ndërsa njërën e ka barazuar pa gola. Barazimi pa gola daton më 13 shkurt 2002, në kohën kur kuqezinjtë i drejtonte Sulejman Demollari. Në dy përballjet e fundit ndaj Luksemburgut, për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, Shqipëria e drejtuar asokohe nga kroati Oto Bariç i fitoi të dyja ndeshjet, si në Tiranë (2-0) ashtu dhe në Luksemburg (3-0), teksa sulmuesi Edmond Kapllani (atëherë në radhët e Karlsruhes) realizoi 3 gola, dhe nga një gol Altin Haxhi dhe Ervin Skela.