19 shkurt 2010

Montolivo: Vërtet një gjë e shëmtuar

Edhe Rikardo Montolivo është në linjë me klubin e tij. Kapiteni i Fiorentinës bëhet “zëdhënës” i inatit të të gjithë skuadrës pas golit në pozicion jashtë loje i lejuar nga gjyqtari Ovrebo. “Të shohësh këto gjëra në një sfidë të rëndësishme Championsi, është e turpshme, është e shëmtuar, vërtet e shëmtuar.
Pozicionin jashtë loje e pashë edhe unë në stol dhe nuk e di se ku duhet të ishin gjyqtari dhe vijërojtësi për ta parë. Është absurde të humbësh kështu, sepse luajtëm një ndeshje të madhe. Jemi akoma në garë për kalimin e turit, por mund të kishim marrë diçka më shumë nëse nuk do të ishte për gjyqtarin. Është vërtet e shëmtuar një gjë e tillë”.