19 shkurt 2010

Frei zbulon: Edhe Riberi e pranoi!

Pas episodit në “Alianz Arena” që në të vërtet ka shokuar thuajse të gjithë botën e futbollit europian dhe jo vetëm, me Klosen që shënoi në pozicion jo të rregullt loje, portieri i Fiorentinës, Sebastian Frei, një nga më të mirët në fushë ndaj Bajernit të Mynihut, zbulon një prapaskenë: “Edhe Riberi e pa që ishte pozicion jashtë loje dhe ma tha vetë pas ndeshjes. Madje shtoi: ‘Sa mirë që fituam, sepse ishim në vështirësi”. Me përjashtim të episodit, portieri vjollcë gjithsesi shikon përpara: “Me të gjithë zemërimin që kemi brenda, nuk mund të mos luajmë mirë në ndeshjen e kthimit në Firence. Ndër të tjera rezultati na jep shpresë”. Bajerni paralajmërohet.
Bashkiaku Renzi flet për një “fyerje ndaj qytetit”. Me qindra mesazhe “e mail”-i akuzojnë UEFA-nSkandali, tifozët vjollcë nisin protestat
Tom Ovrebo, gjyqtari norvegjez i Bajern-Fiorentina është në bankën e të akuzuarve pas një drejtimi që pikërisht në sytë e presidentit të UEFA-s Mishel Platini, i çoi vjollcët drejt humbjes. Ovrebo, që u duk në gjendje fizike shqetësuese, është mes të tjerash i njohur për gjykimin skandaloz në Çelsi-Barcelona, gjysmëfinalja e shkuar e Ligës së Kampioneve.
Mosveprimi i Ovrebos dhe i vijërojtësit të tij Neben, edhe ky norvegjez, ka shkaktuar zemërimin e një qyteti të tërë, i cili shpërtheu pas vërshëllimës finale me kundërshtimin ndaj rezultatit. Prandeli me stil të madh, e lëshon batutën me humor e sarkazëm: “Gabimi i shte i yni, duhet të markonim edhe vijërojtësin…”.
Por pjesa tjetër e skuadrës vjollcë, në mënyrë të kuptueshme ka folur për vjedhje, skandal, vizitë te okulisti, siç bënë për shembull vëllezërit Dela Vale. Ndërkohë është mobilizuar e gjithë Firencja: bashkiaku Renzi flet për një “fyerje ndaj qytetit” dhe kërkon falje publike nga UEFA. Kësaj të fundit, mes të tjerash i kanë vajtur me mijëra “e mail”-e sidomos nga adresat në internet të vjollcëve, veçanërisht nga “firenzeviola.it”,“violaneës.com” dhe nga “Radio Blu”, me përmbajtjen e një proteste dhe një kërkese për drejtësi të shkruara në italisht dhe në anglisht.
Kush e di nëse ndonjë farë drejtësie do të vihet në vend, ku kërkohet logjikë nga Platini (një njeri i futbollit, që i kupton mirë lojtarët) për të mos pasur më gjyqtarë ndërkombëtarë si Ovrebo, që gjithsesi mund të jenë vetë “dora” e UEFA-s dhe e një politike ndëshkimesh ndaj federatave më të dobëta në fushën e lojës dhe e një politike favorizimesh për federatat më të mëdha, që në mbrëmjet “gala” të jenë ato në finale dhe jo ekipe si Fiorentina.