16 shkurt 2010

Del Piero synon Afrikën e Jugut

Sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, është i bindur se nëse vazhdon me këtë formë do të ftohet nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Italisë, Marcello Lippi për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut", shkruan të hënën gazeta italiane "Gazzetta dello Sport". Del Piero 34-vjeçar nuk ka luajtur për Përfaqësuesen italiane prej përfundimit të Kampionatit evropian 2008. "Natyrisht se shpresoj të luajë në Botëror dhe gjatë këtyre tre muajve do të mundohem të përmirësoj edhe më shumë formën time", ka thënë Del Piero.