18 shkurt 2010

Milani ofron këmbim Huntelaar - Vidiq

Skuadra e Milanit është e gatshme "të sakrifikojë" sulmuesin holandez Klas-Jan Huntelaar për të transferuar mbrojtësin e Manchester Unitedit, Nemanja Vidiq. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga "Gazzetta dello Sport". Pos kartonit të Huntelaarit skuadra italiane ka ofruar edhe dhjetë milionë euro dëmshpërblim për të sjellë Vidiqin në "San Siro" në fund të këtij edicioni. Mbrojtësi serb kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Real Madridit..