18 shkurt 2010

Liga e Europës, sot ndeshjet e para për 1/16

Sot do të luhen takimet e para për fazën e 1/16 në Ligën e Europës. Në fushë zbresin emra të mëdhenj: Liverpuli, Juventusi, Roma, Ajaksi.

Në orën 15:00 Rubin Kazani do të presë izraelitët e Hapoel Tel-Avivit. Më pas janë përballjet që do të luhen në orën 19:00. Juventusi ka një provë të vështirë në Hollandë, aty ku gjen Ajaksin. Për bardhezinjtë Liga e Europës është mundësia e vetme për të shpëtuar një sezon plotësisht të dështuar. Valencia luan në Belgjikë prëballë Bryzhit, ndërkohë që Verder Bremeni gjen në Hollandë Tuenten e Stiv Meklarenit. Lilë-Fenerbahçe është një tjetër sfidë interesante që do të luhet në orën 19:00, ashtu si Standard Liezh-Salzburg dhe Vijareal-Volfsburg..

“Maratona” europiane do të vazhdojë më tej me përballjet e orës 21:05. Atletik Bilbao pret në shtëpi Anderlehtin, kurse Atletiko Madridi do të luajë në “Visente Kalderon” përballë turqve të Gallatasarajit. Marseja udhëton drejt Danimarkës, ku do të luajë me vendasit e Kopenhagenit, ndërkohë që kampionët në fuqi, Shaktar Donjetsku, ndeshjen e parë të 1/16 do ta luajë në Angli ndaj Fulhamit.

Hamburgu pret në fushën e vet Psv Einthovenin. Një tjetër ekip gjerman, Herta e Berlinit, do të luajë në shtëpi kundër portugezëve të Benfikës. Dy takimet e fundit të orës 21:05 kanë si protagonistë dy emra të mëdhenj të futbollit europian. Liverpuli, pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve, do të ketë një provë të lehtë (të paktën në letër) në “Anfield Road” përballë Unirea Urzicenit. Kurse Roma do të luajë në Greqi me vendasit e Panathinajkosit.

Liga e Europës, ja ndeshjet që do të luhen sot:

Rubin Kazan - Hapoel Tel Aviv (ora 15:00)

Ora 19:00
Ajax Amsterdam - Juventus
Club Brugge - Valencia
FC Twente Enschede - Werder Bremen
Lille - Fenerbahce
Standard Lieg - RB Salzburg
Villarreal - Wolfsburg

Ora 21:05
Athletic Bilbao - Anderlecht
Atletico Madrid - Galatasaray
FC Copenhagen - Marseille
Fulham - Shakhtar Donetsk
Hamburger SV - PSV Eindhoven
Hertha BSC - Benfica
Liverpool - Unirea Urziceni
Panathinaikos - AS Roma


Takimi: Everton - Sporting Lisbon 2-1