18 shkurt 2010

Chelsea vihet pas Schweinsteigerit

Drejtuesit e Chelseat po bëjnë gati ofertën për transferimin e mesfushorit të Bayern Munchenit, Bastian Schweinsteiger, në fund të këtij edicioni, shkruan të mërkurën gazeta angleze "Daily Mirror". Trajneri i Chelseat, italiani Carlo Ancelotti, është adhurues i madh i mesfushorit gjerman dhe për të është i gatshëm të ofrojë deri në 20 milionë euro dëmshpërblim. Pos Schweinsteigerit, skuadra londineze është e interesuar edhe për sllovakun e Napolit Marek Hamsik..