
Milani ka muaj që ndodhet në gjurmët e 23-vjeçarit, që përveç moshës së re, tërheq shumë edhe për shkak të pasaportës së tij italiane (prindërit e tij janë me origjinë nga Rovigo). Milani, për ta siguruar duhet të thyejë konkurrencën e fortë të Real Madridit në fillim, pastaj të Fiorentinës, Xhenoas dhe Sampdorias. Ndër të tjera, Diego Alves, është i lidhur me klubin andaluzian deri në fund të 2012-ës dhe ka një klauzolë për zgjidhjen e kontratës që shkon deri në 15 milionë euro.