
28-vjeçari ka paralajmëruar shokët e skuadrës se duhet të bllokojnë kapitenin e “Topçinjve”, duke patur parasysh se ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Emirates” më 9 mars. “Çesk Fabregas është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është ai që organizon lojën e skuadrës. Padyshim, mendoj se ai është lojtari më i rëndësishëm i Arsenalit. Për këtë arsye ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta ndalur”, ka thënë Alvesh.