03 shkurt 2010

Milani i interesuar për Nilmar

Sipas mediave spanjolle, Milani është i interesuar ta ketë në radhët e veta edhe një sulmues brazilian, atë të Villarealit, Nilmar.
Spekulohet se rosonerët pas fundit të sezonit do të kenë për qëllim forcimin e sulmit pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur nga Klaas-Jan Huntelaar, i cili arriti gjatë verës nga Reali i Madridit.
Edin Dzeko, caku kryesor i Milanit në afatin kalimtar të verës, përmendet si një prej prioriteteve të klubit, por boshnjaku nuk është opsioni i vetëm për Milanin.
Sipas Cadena Ser, rosonerët tashmë një kohë janë duke e përcjellë sulmuesin e Villarrealit, Nilmar. Braziliani arriti në El Madrigual nga Lyon verën e kaluar për 11 milionë euro.
Leonardo thuhet se ka mendim pozitiv për bashkëvendasin e tij dhe dëshiron ta ketë atë në radhët e veta në sezonin ardhshëm.