03 shkurt 2010

"Kalorsitë e kuq” do të blejnë Manchester United

Grupi prej 50 simpatizuesve të pasur të Manchester Unitedit, të cilët veten e quajnë “Kalorsitë e kuq”, planifikon që të blejë klubin nga familja Glazer, shkruan gazeta “Manchester evening newz". "Çështja po ecën ngadalë, por në kahen e duhur. Bëhet fjalë për 50 njerëz, të cilët janë simpatizues të Manchesterit dhe të gjithë janë shumë të pasur. Ata kryesisht janë nga Londra dhe nga vet Manchesteri. Derisa e gjitha të jetë qind për qind e sigurtë, nuk guxojmë të bëjmë publik emrat e tyre”, ka thënë Dankan Drazdo nga grupacioni "MUST" (Manchester United Suporters Trast). Konzociumi po përgatit ofertën prej 1 miliardë funtash, që vlerësohet të jetë e mjaftueshme që Glazerët të heqin dorë nga afarizmi i mëtejshëm në Old Trafford.