12 shkurt 2010

Milan luan në Emirates Cup

Milani do të marr pjesë në kupën e Emirateve (Emirates Cup) përkrah Arsenalit në Emirates Stadium, dhe konfirmimi i dy klubeve tjera pritet të bëhet së shpejti.
Zëvëndës Presidenti i klubit kuq e zi bëri sot prezantimin e sponsorit të ri, Fly Emirates, nga i cili do të përfitoj nga 15 milion euro për sezonë. Pos kësaj Milani do të duhet të marr pjesë në Emirates Cup, të udhëtoj me aeroplanët e Fly Emirates, dhe të shkoj për stërvitjet dimërore në Dubai.
“ Milani do të luaj në Emirates Cup që zhvillohet në Londër.”
“ Kundërshtari do të jetë Arsenali dhe dy klube tjera të nivelit internacional, të cilat do të caktohen së shpejti.”
“ Tifozët tanë në Dubai do të na shohin përsëri për vit të ri pasi që do të jemi atje për pesë ose gjastë javë gjatë pushimit dimëror.”
“ Sukseset tona tërheqin shumë sponzorë ndërkombëtar dhe jam i sigurtë se do të fluturojmë me Emirates viteve të ardhshme.” Përfundoi Galliani.