12 shkurt 2010

Benzema në San Siro ?

Real Madrid i ka premtuar dy gjigantëve Milanez një zbritje të madhe të çmimit nëse ata vendosin të blejnë super sulmuesin francez Karim Benzema.
Sipas Tuttomercatoweb, Florentino Perez nuk është aspak i kënaqur me transferimin e vlefshëm 35 milion euro, dhe për këtë kërkon shitjen e tij gjatë verës për të rritur fondet për transferimin e David Villës.
Milan ishte lidhur më parë gjatë verës me Milanin, por ata nuk arritën ta transferojnë pasi që oferta e tyre ishte si nata me ditë me atë të Realit. Në Milanello është aktuale kërkimi i një sulmuesi, dhe ata mund të kenë zbritje të veçantë të çmimit nëse dëshirojnë ta blejnë sulmuesin.
Interit do ti ofrohet një zbritje e njëjtë, me çmimin e sulmuesit që nuk mendohet të jetë në atë rast më i madh se 20-25 milion euro. Ky do të ishte rast ideal për të shitur Mario Balotellin që po kërkohet me ngulm nga Manchester City.