03 shkurt 2010

Mido paguhet një mijë funte në javë

Pronari i ri i West Ham United, David Sullivan, ka shpenzuar 52 mijë funte, njërën prej shumave më të jashtëzakonshme të të gjitha kohëve, për ta huazuar për gjashtë muaj sulmuesin egjiptian Mido nga Middlesbrough. Rroga e Midos do të jetë më e vogla në Premierligë, por kjo nuk e brengos fare pronarin Sullivan.
“Mido është djalosh i pasur, ai është ende vetëm 26 vjeç. Atij nuk i nevojiten paratë, por dëshiron të provojë diçka të re në Angli. Kështu që, ai do të luajë tek ne për një mijë funte në javë”, u shpreh Sullivan. Ndërkohë, klubi londinez ka transferuar edhe sulmuesin e Blackburn, Benni McCarthy, i cili megjithatë do të paguhet 38 mijë funte në javë, në kontratën të cilën e nënshkroi për 2 vjet e gjysmë.
Menaxheri italian Gianfranco Zola, tash do t’i ketë në dispozicion 7 sulmues, pasi në janar Hammers e transferuan edhe sulmuesin brazilian Ilan, për një marrëveshje gjashtë muajshe.