03 shkurt 2010

Fajëson trajnerin

Pasi është larguar nga Dynamo Dresden, Bekim Kastrati e ka kritikuar trajnerin e kësaj skuadre, Matthias Maucksch. Sulmuesi kosovar ka thënë se tashmë ish trajneri i tij, nuk është sjell si duhet me të.
“Maucksch më ka trajtuar keq. Ai ma dha menjëherë përshtypjen se nuk më dëshironte në ekip. Mënyra se si është sjell ai me mua, ishte e padrejtë”, u ankua 30 vjeçari për gazetën gjermane Sachsische Zeitung. Kastrati iu bashkua në janar ekipit Bonner, në ligën e katërt gjermane.
Ai e kishte shkëputur kontratën që e kishte me klubin e tij Dynamo Dresden, e cila zgjaste deri në fund të këtij sezoni. Në të kaluarën, sulmuesi kosovar ishte pjesë e ekipeve, Eintracht Braunschweig, Fortuna Düsseldorf e Borussia Mönchengladbach, para se të transferohej tek Dynamo, ku pati 8 paraqitje, pa shënuar gol.