West Ham ka transferuar sulmuesin egjiptian, Mido ngas Middlesbrough në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Ai gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ka qenë i huazuar në vendlindjen e tij te klubi Zamalek. Mido ka insistuar se është kthyer në Premierligë për të treguar kualitetet e tij.
“Është dashur të sakrifikoj disa gjëra, por kam ardhur këtu për t’u dëshmuar – definitivisht. Jam shumë i lumtur që kam ardhur në West Ham dhe jam i sigurt se do të paraqitem mirë”, deklaroi ai për Sky Sports News.