02 shkurt 2010

Diego: Luajtëm mirë, por na mungoi rezultati

Mesfushori i Juventusit, Diego ka pohuar se loja e skuadrës së tij ka filluar të përmirësohet, megjithëse barazuan ndaj Lacios, 1:1

“Për mendimin tim ndaj Lacios kemi luajtur shumë më mirë se sa në ndeshjet e kaluara, por është më se e qartë se ende duhet të përmirësojmë nivelin tonë të lojës, në mënyrë që të fitojmë”, ka theksuar Diego, duke shtuar: “Nuk mjafton të luajmë mirë, pasi nga ne të gjithë presin të fitojmë, kurse këtë herë barazuam. Na duhen fitoret, por për të arritur këtë duhet të punojmë shumë në stërvitje. Duhet të përqendrohemi në sfidat e ardhshme”. Juventusi në javën e ardhshme luan kundër Livornos.